11:29 / 29.03.2022
Kreu i SBASHK-ut paralajmëron grevë në arsim,nëse nuk u përmbushen kërkesat
SBASHK-u i ka dhënë afat qeverisë deri këtë të premte që të takohen, në mënyrë që mos të ketë greva në arsim.
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, në emisionin Aktual në RTK, kërkoi edhe njëherë që derisa të miratohet ligji i pagave, të gjithë punëtorëve të arsimit t`u ofrohet një shtesë prej 100 eurosh për ta përballuar situatën aktuale ekonomike.
Ndërsa, drejtori i Institutit Edguard, Rinor Qehaja, kërkoi që për çështje periferike mos të ndëshkohen nxënësit me ndërprerje të mësimit.























