Dardanët elektrizojnë atmosferën para ndeshjes Zvicër-Kosovë
BKT
Sport

Dardanët elektrizojnë atmosferën para ndeshjes Zvicër-Kosovë

Pak orë para ndeshjes Zvicër-Kosovë, është ndezur atmosfera nga tifozët Dardanët.

Tifo-grupi i Kombëtares sonë, është duke krijuar atmosferë të bukur në Zurich, raporton gazetari i RTKLive.com, Fatmir Bytyqi.

Zvicra dhe Kosova do të luajnë sonte në një ndeshje miqësore, sfidë kjo që pritet të mbush stadiumin në Zurich, pasi që shumë shqiptarë tashmë kanë siguruar biletat për të parë nga afër idhujt e tyre.

Ndërkohë në kampin e Kombëtares sonë, është atmosferë jashtëzakonisht e mirë dhe premtuese për një paraqitje të mirë.

Ndeshja Zvicër-Kosovë nis në orën 18:00 dhe transmetohet në RTK. /F.BYTYQI/