​Kosova U17 në konkurencën e femrave mposhtet nga Sllovenia U17
BKT
Sport

​Kosova U17 në konkurencën e femrave mposhtet nga Sllovenia U17

Kosova U17 në konkurrencën e vajzave ka humbur kundër Sllovenisë U17. Dardanet janë mposhtur me rezultat 1:3 në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, në ndeshjen e fundit të rrethit elitar të kualifikimeve për Kampionatin Evropian

Pjesa e parë përfundoi në favor të vajzave kosovare, pasi golin e gjetën nga penaltia në minutën e 38-të, me ç’rast shënoi Rreze Gashi. Dardanet nuk arritën ta ruajnë epërsinë pasi qysh në fillim të pjesës së dytë rezultatin e barazoi Tija Karic Sostaric në minutën e 50-të.

Ndonëse të dy skuadrat kërkonin epërsinë, Sllovenia  kaloi në avantazh në minutën e 75-të me golin e realizuar nga Masa Osojnik, kurse Zara Kramzar e shënoi edhe golin e tretë pesë minuta para fundit zyrtar të ndeshjes.

Me këtë rast Kosova U17 ka përfunduar e fundit pa pikë në grupin e 5-të.