Kombëtarja jonë niset drejt stadiumit në Zurich
BKT
Sport

Kombëtarja jonë niset drejt stadiumit në Zurich

Kombëtarja e Kosovës është nisur drejt stadiumit në Zurich.

Zvicra dhe Kosova do të përballen sonte në një sfidë miqësore, raporton gazetari i RTKLive, Fatmir Bytyqi.

Dardanët në këtë ndeshje vijnë pas fitores prej 5-0, kundër Burkina Fasos.

Djemtë e Kombetarës sonë, janë të përgatitur mirë për miqësoren ndaj Zvicrës. Atmosfera në taborrin e Kombetarës sonë është e mirë dhe premtuese për një rezultat pozitiv ndaj Zvicrës, skuadër në të cilën do të paraqiten edhe treshja kosovare, Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri e Andi Zeqiri.

Ndeshja Zvicër-Kosovë nis në orën 18:00 dhe transmetohet live në RTK./F.BYTYQI/