16:51 / 29.03.2022
Kosova luan ndaj Zvicrës me plot ndryshime nga Burkina Faso
Kosova dhe Zvicra ndeshen sonte në Zurich në një ndeshje miqësore.
Tashmë është bërë publik edhe formacioni zyrtar i Kosovës për këtë ndeshje. Ajo që bie në sy është se plot nga lojtarët që nuk luajtën në ndeshjen ndaj Burkina Fasos këtë herë do të kenë rastin ndaj Zvicrës, raporton RTKLive.com
Ndeshja fillon në orën 18:00 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt nga RTK.
Javën që shkoi Kosova mposhti Burkina Fason me rezultat 5-0.
























