Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

ICK dhe Dukagjini organizojnë takimin “book club”. Për këtë do  të ketë lidhje të drejtpërdrejt.

Kurse Hakan Shehu inxhinier, flet për arsim joformal në inxhinieri softuerike, si dhe Institutin teknologjik arsimor për të përgatitur inxhinierë softueri me aftësi udhëheqëse.

Ndërsa mysafire të tjera do të jenë Adhuresa Sylejmani themeluese e organizatës “Support Groups Kosova” dhe Rita Zhubi themeluese e organizatës “Support Groups Kosova”. Ato flasin për kujdesin për shëndetin mendor dhe metodat për trajtimin e ankthit.

Hapet ekspozita “Thesare të muzeut historik kombëtar”. Për këtë e ftuar është Dafina Morina, nga Muzeu i Kosovës.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme