Roth: BE-ja ta mbajë premtimin për liberalizimin e vizave për Kosovën
BKT
Lajme

Roth: BE-ja ta mbajë premtimin për liberalizimin e vizave për Kosovën

Ish-ministri shtetëror gjerman për Evropë, Michael Roth, i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që ta mbajë premtimin për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Në një shkrim në Twitter, pas takimit me emisarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, deputeti gjerman ka thënë se Ballkani Perëndimor i takon Bashkimit Evropian dhe BE-ja duhet t’i mbajë premtimet: Duke nisur nga bisedimet për pranim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, e liberalizimin e vizave për Kosovën.

Ndërkohë Lajçak ka thënë se Gjermania i ka dhënë mbështetje punës së tij dhe se ka pasur diskutime se si duhet të avancohet integrimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor.

 


MË SHUME NGA Lajme