Thesare të Muzeut nga Shqipëria në Muzeun e Kosovës
BKT
Kulturë

Thesare të Muzeut nga Shqipëria në Muzeun e Kosovës

Të mërkurën në orën 18:00 do të hapet ekspozita ”Thesare të Muzeut Historik Kombëtar”.

Në një intervistë për RTK, Dafina Morina nga Muzeu i Kosovës njoftoi se ekspozita ”Thesare të Muzeut Historik Kombëtar” hapet sonte ne ora 18:00 kjo ekspozitë është bashkëpunim mes Muzeu Historik Kombëtar dhe Muzeu Kombëtar të Kosovës në kuadër të Kalendarit të Përbashkët Kulturor për vitin 2022.

“Kjo ekspozitë vjen si bashkëpunim mes Muzeu Historik Kombëtar dhe Muzeu Kombëtar të Kosovës në kuadër të Kalendarit të Përbashkët Kulturor për vitin 2022 që është pjesë e marrëveshjes se të dy shteteve që është bërë gjatë vitit të kaluar. Ekspozita përbëhet nga rreth 25 fotografi përmbajnë objektet e përzgjedhura nga pavijonet e muzeut. Muzeu Historik Kombëtar krahas objekteve të shumta, ka edhe një koleksion të pasur artefaktesh arkeologjike prej të cilave mund të përmendim: koleksionin e objekteve parahistorike; koleksionin e skulpturave; enët prej qeramike; monedhat ilire, greke e romake; objekte të shumta të zejtarëve vendas në qeramikë e metal etj, me një shtrirje të gjerë në kohë nga parahistoria, antikiteti greko romak, periudha antike e vonë e deri në mesjetë” tha Morina.

Objektet mesjetare të ekspozuara synojnë të ofrojnë një panoramë gjithëpërfshirëse të kulturës materiale, që u formua në territorin e Shqipërisë./Sh.G/


MË SHUME NGA Kulturë