Kane dëshira e madhe e United
BKT
Sport

Kane dëshira e madhe e United

Manchester United është në kërkim të një goleadori dhe sërish është kthyer në skenë emri i Harry Kane.

Kapiteni i Tottenham donte shumë të lëvizte në verë, por londinezët nuk pranuan ta shisnin te Manchester City.

Tashmë United po mendon ta transferojë dhe Espn shkruan se po planifikon të përfshijë në marrëveshje edhe një lojtar.

Bëhet fjalë për sulmuesin francez, Anthony Martial, i cili është huazuar në LaLiga te Sevilla dhe nuk dëshiron të kthehet mbrapsht.