Tahiri: Qeveria t’i kërkojë falje sindikatave për ligjin e pagave
BKT
Lajme

Tahiri: Qeveria t’i kërkojë falje sindikatave për ligjin e pagave

Shefi i grupit parlamentarë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për mos miratimin e ligjit të pagave, duke thënë se për këtë temë Qeveria është duke u fshehur.

Derisa shton se Qeveria është dashur të dalë në një konferencë për media për kërkim falje ndaj sindikatave.

"Siç e dini ky ligj ka qenë pjesë e agjendës së vitit 2021 dhe është pjesë e Qeverisë dhe mbi të gjitha se ka pasur zotin Qeverisë së ministrit të punëve të brendshme që të kalojë në qeveri, pyetja e parë ku është ligji i pagave?, ku jeni fshehur, a ka qenë në atë kohë për të mashtruar sindikatat. Ky është një obligim që e kemi si obligim. Është e alarmante për qeverinë që ka 50 për qind që t’i ikë kësaj teme, dhe në një konferencë është dashur t’i kërkojë falje sindikatave", ka thënë ai.

Ai ka folur edhe për tërheqjen e TRUST-it duke mbështetur kërkesën e PDK-së.

"Për TRUST-in ne mbështesim deputetin Haxhiu që tërheqja e TRUST-it të ndodhë sa më shpejtë. Dua të ndalem edhe tek ngritja e derivateve, pse nuk funksionalizihet autoriteti i konkurecës. Në këto çështje duhet të përgjigjet Qeveria", tha ai.


MË SHUME NGA Lajme