Zhvillimi i Baletit Kombëtar të Kosovës
BKT
Kulturë

Zhvillimi i Baletit Kombëtar të Kosovës

Drejtori i sapozgjedhur i Baletit të Kombëtar të Kosovës, Sinan Kajtazi, ka deklaruar se baleti në Kosovë ka shumë probleme, por më angazhimin e të gjithëve do të mundohet që të realizoj shfaqje të cilat do të shfaqen jo vetëm në Kosovë, por edhe jashtë saj.

Ai në një intervistë në programin e mëngjesit në RTK, ka treguar më shumë rreth problemeve me të cilat përballen çdo ditë balerinët e Kosovës.

Kajtazi thotë se kushtet janë shumë të vështira për punë, por që aktivitete në këtë fushë nuk janë ndal asnjëherë ata kanë vazhduar të punojnë dhe të sjellin sukses me shfaqje të ndryshme dhe udhëtime e prezantime në botë.

Kajtazi si i sapo zgjedhur në krye të baletit të Kosovës tregoj se këtë vit do ta festojnë edhe 50 vjetorin e baletit ku me këtë raste do të mbahet edhe një mbrëmje gala në shtator të këtij viti.

“Këtë vit do të kemi një eveniment të rëndësishëm, festojmë 50 vjetorin e themelimit të Baletit në Kosovë. Në shtator do ta kemi një mbrëmje gala për të festuar këtë natë të rëndësishme pra gjysmë shekulli të Baletit Kombëtar të Kosovës, ky është njëri nga projektet më të rëndësishme të vitit që do ta kemi. Po ashtu ne veç sa e kemi realizuar premierën e parë për këtë vit në bashkëpunim me koreografin Konstantin Uralsky shfaqja “Romeo dhe Zhuljeta” e cila është prit shumë mirë nga publiku” tha Kajtazi. /Sh.G/

Për më shumë ndiqeni videon:


MË SHUME NGA Kulturë