15:00 / 01.04.2022
Zjarri në Vragoli të Fushës Kosovës, Policia: Nuk ka të lënduar
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot në mesditë një objekt është përfshirë nga zjarri në fshatin Vragoli të Fushë-Kosovës.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka thënë se nuk raportohet për të lënduar, përveç dëmeve materiale.
“Rreth orës 12:15, është pranuar informata për një zjarr në një objekt në fshatin Vragoli në Fushë Kosovë. Menjëherë njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë ftuar edhe zjarrfikësit. Bazuar në të dhënat fillestare nuk raportohet për të lënduar, përveç dëmeve materiale”, ka thënë Borovci.























