Një i vdekur dhe 26 raste të reja me Covid-19
Ministria e Shëndetësisë informon se, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, nga 752 testime, 26 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 249 doza të vaksinës kundër COVID-19, kurse prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.822.352 doza të vaksinës.
“Deri më sot 820.520 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, kurse janë dhënë 100.125 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19”, njofton MSH.
Nga 752 testime, 26 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 40 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.786.
Në total numri i rasteve aktive është 576.
























