​Kurti kujton 80 personat e masakruar në Lybeniqit dhe mbi 60 në Gjakovë
BKT
Lajme

​Kurti kujton 80 personat e masakruar në Lybeniqit dhe mbi 60 në Gjakovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në përvjetorin e masakrës së fshatit Lybeniq të Pejës, ka shkruar serbët i ekzekutuan mbi 80 persona në mënyrën më mizore, ku në mesin e të masakruarve kishte burra, gra e fëmijë.

 

kryeministri Kurti ka shkruar në Facebook se më 1 prill të vitit 1999, në orët e hershme të mëngjesit, njësitë paramilitare serbe të udhëhequra nga grupi “Çakejt”, rrethuan dhe me pas hynë në brendësi të fshatit Lybeniq të Pejës.

“Pasi i tubuan banorët në qendër të fshatit, i ekzekutuan mbi 80 persona në mënyrën më mizore. Në mesin e të masakruarve kishte burra, gra e fëmijë. U vra edhe një foshnje 18 muajshe. U vra, masakrua dhe u zhduk edhe një grua shtatzënë. Në mesnatën e 1 dhe 2 prillit 1999, në Gjakovë, u masakruan mbi 60 burra, gra e fëmijë. Anëtarë të familjeve Vejsa, Hoxha, Haxhiavdija, Caka, Gashi dhe Nuçi, bashkë me shtëpi u dogjën të gjallë e të vdekur. Në mesin e vrasësve kishte edhe fqinjë të tyre. Drejtësia e munguar e bën dhimbjen edhe më të rëndë. Nuk i harrojmë kurrë”, ka shkruar Kurti.


MË SHUME NGA Lajme