Drita fitore me vështirësi ndaj Ulpianës
BKT
Sport

Drita fitore me vështirësi ndaj Ulpianës

Drita me mund ka arritur të sigurojë pikët e plota nga takimi me Ulpianën në Lipjan.

Skuadra gjilanase Drita e ka mposhtur me rezultat të ngushtë 3:2 skuadrën e Ulpianës.

Jashari një herë dhe Simonovski dy herë shënuan për fitoren e Dritës, teksa Rezi dhe Makolli kanë realizuar për Ulpianën. 

Drita tani renditet në vendin e dytë në tabelë me gjithsej 49 pikë, krahas Ulpianës që ka 23 sosh në vendin e nëntë në tabelë.