Ky është çmimi që kërkon Leicester për Maddison-in
BKT
Sport

Ky është çmimi që kërkon Leicester për Maddison-in

James Madison duket se po luan sezonin e fundit në fanellën e Leicester Cityt.

Mediet britanike të hënën shkruajnë se Leicesterit është i gatshëm për ta shitur yllin e tyre, transmeton RTKLive.com.

Maddison është duke u vëzhguar nga disa klube të mëdha evropiane, dhe duket se lojtari gjatë kësaj verë, do të bëhet me klub të ri.

Klubi anglez Leicester kërkon 50 milionë funte për Maddison-in.

Trajneri i skuadrës angleze, Brendan Rodgers është duke kërkuar një qendërmbrojtës, një mesfushor dhe një sulmues për sezonin e ri.

Tekniku i Leicesterit parat e shitjes për Madison do t’i investojë për transferimet e reja të mundshme gjatë kësaj verë. /F.BYTYQI/