VIDEO-Procesi gjyqësor ndaj Salih Mustafës
BKT
Lajme

VIDEO-Procesi gjyqësor ndaj Salih Mustafës

Në Hagë ka filluar procesi gjyqësor ndaj Salih Mustafës. Para trupit gjykues sot po dëshmon Gani Sopi, dëshmitari i katërt i mbrojtjes. Seancën e kaluar kishte dëshmuar Hazir Borovci, i cili ndër të tjera kishte deklaruar se është i bindur në pafajësinë e Mustafës.

Sali Mustafa është akuzuari i parë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë. Aktakuza ndaj Mustafës është konfirmuar më 12 qershor të vitit 2020 ndërsa ai u arrestua më 24 shtator, me pretendimin për krime lufte dhe kundër njerëzimit, dhe u dërgua në objektin e paraburgimit në Hagë. Në deklarimin e tij para trupit gjykues, Salih Mustafa është deklaruar i pafajshëm.

Dëshmitari Gani Sopi tha para trupit gjykues se Policia dhe Ushtria e Serbisë, ka keqtrajtuar shumë popullin e Kosovës.


MË SHUME NGA Lajme