Kurti: Rusia duhet të mbajë përgjegjësi për masakrën në Bucha të Ukrainës
BKT
Lajme

Kurti: Rusia duhet të mbajë përgjegjësi për masakrën në Bucha të Ukrainës

RTKlive

Autoritetet ukrainase janë duke hetuar kryerje të mundshme të krimeve të luftës nga Rusia, meqë kanë gjetur qindra trupa të pajetë të civilëve nëpër rrugët e qytezave afër Kievit. Ato kanë gjetur trupat e njerëzve të vrarë pasi forcat e Kremlinit janë tërhequr për t’u përqendruar në pjesë tjera të Ukrainës.

Autoritetet ukrainase kanë thënë se trupat e të paktën 410 civilëve janë gjetur në zonën rreth Kievit, e cila është kontrolluar nga forcat ruse deri javën e kaluar.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar në Twitter se autorët e Masakrës Bucha duhet të sillen para drejtësisë dhe Rusia duhet të mbajë përgjegjësi.

“Varre masive, njerëz të vrarë brutalisht me pjesë trupi të humbur, shtëpi të djegura dhe qytete të kthyera në rrënoja janë të gjitha skena të njohura nga regjimet gjenocidale. Autorët e Masakrës Bucha duhet të sillen para drejtësisë dhe Rusia duhet të mbajë përgjegjësi. Liria Për Ukrainën", ka shkruar Kurti në Twitter.


MË SHUME NGA Lajme