Abraham nuk e fsheh dëshirën për t’u rikthyer në Premier League
BKT
Sport

Abraham nuk e fsheh dëshirën për t’u rikthyer në Premier League

Sulmuesi i AS Roma, Tammy Abraham raportohet se është i lidhur me rikthimin në Premier League.

Ish-futbollisti i Chelseat është duke u monitoruar nga disa klube angleze përfshirë Chelsean dhe Arsenalin.

Abraham është duke shfaqur formë të lartë këtë sezon të garave në skuadrën e Jose Mourinhos.

Ai nuk e fsheh dëshirën për tu kthyer në ishull, edhe pse lojtari e pranon së është i lumtur tek Roma, shkruan RTKLive.com.

“Unë jam rritur duke e shikuar Premier Ligën”, tha Abraham.

“Kur i kam parë klubet e mëdha në Premier League, kam menduar që një ditë të jem atje”.

“Si lojtar ndihesh mirë kur e sheh emrin tënd nëpër gazeta”, theksoi Abraham. /F.BYTYQI/