12:21 / 04.04.2022
N`Golo Kante në listën e ‘Mbretërve’
Mesfushori i Chelseat, N`Golo Kante raportohet se është në listën e transferimeve te Real Madridit.
Gjiganti spanjoll, tashmë është duke u përgatitur për afatin kalimtar të verës që po vjen.
Sipas mediave spanjolle, në listën e ‘mbretërve’ është edhe mesfushori i Chelseat, N'Golo Kante, transmeton RTKLive.com.
Francezi nuk ka qenë pjesë e formacionit bazë të londinezëve këtë sezon të garave për shkak të problemeve me lëndime.
Sipas “AS”, 31-vjeçari është objektiv i Realit pasi madrilenët gjatë kësaj verë, synojnë ta rifreskojnë mesfushën për edicionin e ardhshëm.
Kante është një nga lojtarët më të vlerësuar tek Chelsea, por lëndimet e shpeshta mund t’i hapin rrugën largimit të tij nga skuadra e Thomas Tuchel. /F.BYTYQI/























