Shtanget Bayern, Lewandowski drejt Barcelonës
BKT
Sport

Shtanget Bayern, Lewandowski drejt Barcelonës

La Liga, një nga ligat më atraktive në futbollin evropiane, duket se do të jetë destinacioni i ardhshëm i sulmuesit të Bayern Munich, Robert Lewandowskit.

Gazeta spanjolle ‘Sport’, të hënën shkruan se ylli polak dëshiron transferimin tek Barcelona gjatë kësaj verë, transmeton RTKLive.com.

Ish-sulmuesi i Borussia Dortmundit është afër ta mbyll kontratën me ‘Bavarezët’, dhe duket se Lewa dëshiron t’i përjetojë emocionet që prodhon elita spanjolle.

Reprezentuesi polak thuhet se është i vendosur të largohet nga ‘Alianz Arena’ gjatë kësaj verë.

Lewa, i cili tashmë po shkon drejt fundit të karrierës, dëshiron të testojë veten edhe në La Liga, dhe Barcelona duket se do të jetë destinacioni i mundshëm i polakut. /F.BYTYQI/