VIDEO: Shqiptarët fitojnë një mandat në Serbi - Vuçiq mbi 50% të votave
BKT
Lajme

VIDEO: Shqiptarët fitojnë një mandat në Serbi - Vuçiq mbi 50% të votave

Në edicionin e sontëm Prime RTK po trajtohet tema për zhvillimet e fundit Serbi dhe votat që morën përfaqësuesit shqiptarë në Luginë të Preshevës dhe se çfarë do të thotë rezultati bindës që e ka marrë Vuçiq, si kandidat për President, duke e fituar edhe një mandat pesëvjeçar për të udhëhequr me Serbinë, dhe cila do të jetë e ardhmja e dialogut me këtë fuqi politike që e ka marrë ai, a do të ketë një presion nga bashkësia ndërkombëtare karshi tij për ta gjetur një marrëveshje në këtë vit.

Ndërkohë, partitë e tjera duket sikur kanë filluar t’i rrisin votat e tyre, posaçërisht në zgjedhje lokale në Serbi, sepse Beogradin raportohet se e ka humbur Vuçiq.

Në këto zgjedhje kanë votuar edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës. Shumica e partive shqiptare atje kanë marrë pjesë në zgjedhje. Ata garuan me dy lista të ndara, me synimin e përbashkët për t'i fituar 3 mandate në parlamentin serb.  

Ish-ambasadori i Kosovës në Mal të Zi, Ylber Hysa, tha se është problem i vjetër i shqiptarëve për të qenë të bashkuar në momente të caktuara, ndonëse tani gjykohet vetëm një vend i fituar në Parlamentin e Serbisë, krahasimi bëhet me herën fundit kur u morën tre vende.

“Ndoshta dallimi është se atëherë opozita i bojkotoi zgjedhjet dhe vetë presidenti Vuçiq ka qenë i interesuar që të stimulojë dy momente që ta legjitimojë procesin zgjedhor”, tha Hysa.

Hysa, ndër të tjera shtoi se krijimi qeverisë së Vuçiqit, do të jetë shumë interesant për faktin se me kë do ta bëjë qeverinë.

“Ai në fjalimin e tij triumfal tha se do ta bëjë me pakicat hungareze, e në këtë aspekt i duhet një partner për të grumbulluar votat dhe me siguri që pakicat do të kenë rolin e tyre”, shtoi Hysa.

Ragmi Mustafa, kryetar i Këshillit Kombëtar shqiptar në Luginën e Preshevës, tha se procesi i numërimit është një sistem mjaft i komplikuar por po shpresojmë se Shaip Kamberi do të jetë deputeti i vetëm shqiptar në parlamentin e Serbisë.

“Në zgjedhjet në Serbi, është votuar edhe nga serbët e Kosovës dhe ata të Bosnjës, po ashtu ka votë edhe nga diaspora e cila në mënyrë eksponenciale ka rritur fitoren e partisë së Vuçiqit për kandidat për president”, shtoi Mustafa. / V. Thaçi.

Për më shumë ndiqeni videon:


MË SHUME NGA Lajme