Nesër fillon festivali Remusica
BKT
Kulturë

Nesër fillon festivali Remusica

Edicioni i 21-të i festivalit të ReMusica do të fillojë këtë të martë, më 05 prill dhe do të zgjasë deri më 13 prill.

Gjatë periudhës sa do të zgjasë festivali, do të organizohen evente të ndryshme të muzikës klasike në koordinim me atë moderne. Do të ketë edhe punëtori por edhe koncerte, nesër eventin e hapin artistët Femke Ijistra, Femke Steketee, Marrich Noordmans dhe Aukelien Kleinpenning në Saksofon ndërsa eventi do të përmbyllet me 15 prill nga tingujt e kitarës së artistit Petrit Çeku.

Organizimet kulturore do të mbahen në hapësirat e teatrit Oda, në Pallatin e Rinisë (salla e kuqe) dhe punëtoritë në Fakultetin e Arteve.

Ky event kulturor tradicional mbahet që disa vite rresht dhe ka për qellim promovimin e kulturës duke ftuar artistë jashtë dhe brenda Kosovës.

Drejtore artistike e këtij festivali është Donika Rudi kurse koordinator Shaban Behramaj./G.E/


MË SHUME NGA Kulturë