LDK-ja reagon ndaj punësimeve nëpër institucionet publike
BKT
Lajme

LDK-ja reagon ndaj punësimeve nëpër institucionet publike

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka reaguar ndaj punësimeve të fundit nëpër institucioneve të Kosovës e veçanti në KEK, PTK dhe ujësjellës.

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Sibel Halimi ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për shkak të punësimeve të fundit që sipas saj po bëhen me nepotizëm.

“Është krijuar praktike e re e nepotizmit nga ana VV-së. Rasti i fundit është konkursi i KEK-ut, ku u pranuan të afërt me VV-në. Pra institucionet e Kosovës janë shndërruar në strehë për punësime të familjarëve të pushtetit”, tha ajo sot në një konferencë për medie.

LDK-ja ka kërkuar nga qeveria të ndërpresë praktikat ku po punësohen vetëm të afërt që janë me VV.

“Ne kërkojmë anulimin e konkursit në KEK, shkarkimin e anëtarëve vlerësues për pranim në punë dhe hetim të menjëhershëm të konkursit”, tha Halimi.


MË SHUME NGA Lajme