Përendemi sanksionon Rusinë për masakrën në Bucha
BKT
Lajme

Përendemi sanksionon Rusinë për masakrën në Bucha

Luan Qorraj

Bashkësia ndërkombëtare po reagon ndaj masakrës në Bucha me sanksione të reja kundër ekonomisë ruse si dhe personave të afërt me udhëheqësin në Kremlin.

Si pjesë e reagimeve ndaj masakrës së civilëve ukrainas në Bucha, vendet e ndryshme kanë shpallur sanksione të reja ndaj Rusisë .

Shtetet e bashkuara të Amerikës kanë bërë të ditur se kanë vendosur sanksione ndaj bankave më të mëdha Ruse, përfshirë Sberbank dhe Alfabank si dhe kundër individëve të afërt me udhëheqësin e Kremlinit, përfshirë dy vajzat e presidentit Vladimir Putin si dhe familjarët e ministrit të jashtëm Sergei Lavrov.

Njëkohësisht edhe Britania e Madhe njoftoi për sanksionimin e bankave ruse, ndalimin e investimeve britanike brenda Rusisë , ndalesën e importeve të hekurit dhe çelikut dhe zotimin e si
do të ndalohet importi i thëngjillit dhe gazit rus deri në fund të këtij viti.

Londra dhe Washingtoni thanë se të gjitha sanksionet po ndërmerren në bashkëpunim me vendet tjera anëtare të grupit G7.

Njëkohësisht, ministrat e vendeve anëtare të NATO-s janë mbledhur në Bruksel për një takim të jashtëzakonshëm rreth zhvillimeve në Ukrainë.

Sipas aleancës, tërheqja Ruse nga pjesa perëndimore e vendit dhe përqendrimi i sulmeve në lindjen e Ukrainës do të nënkupton se lufta tani do të hyn "në një fazë të gjatë " .
 


MË SHUME NGA Lajme