Kurti e Xhaferoviq flasin për mundësitë e bashkëpunimit Kosovë - BeH
BKT
Lajme

Kurti e Xhaferoviq flasin për mundësitë e bashkëpunimit Kosovë - BeH

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, shoqëruar nga zëvendëskryeministrja dhe njëherish ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në margjinat e Forumit Ekonomik Delphi, pati takim me Kryetarin e Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës (BeH), Shefik Xhaferoviq.

Me këtë rast ata diskutuan mbi raportet ndërmjet dy vendeve dhe mundësitë e forcimit dhe përparimit të bashkëpunimit përkundër pengesave politike.

“Në takim u diskutua për situatën politike dhe të sigurisë së rajonit, pas invazionit dhe agresionit rus në Ukrainë, të cilën të dy e dënuan ashpër”, njofton Zyra për Komunikim Publik e Kryeministrit.

Kryeministri Kurti tha se duhet të vazhdohet me solidarizimin dhe mbështetjen  e luftës nacionalçlirimtare të popullit ukrainas dhe t’u qëndrohet karshi lidhjeve të gjera dhe të thella të Federatës Ruse me Serbinë./RTKlive

 


MË SHUME NGA Lajme