Bordi i RTK-së thirrje publike për dy anëtarë të jashtëm për auditim
BKT
Lajme

Bordi i RTK-së thirrje publike për dy anëtarë të jashtëm për auditim

Në bazë të Ligjit për Radiotelevizionit të Kosovës si dhe të Rregullores për punën e Bordit të RTK së, ky bord shpall Thirrje Publike për zgjedhjen e dy (2) anëtarëve të jashtëm të Komitetit të Auditimit të Brendshëm të Radiotelevizionit të Kosovës.

Të drejtë aplikimi kanë kandidatët që janë shtetas të Republikës së Kosovës dhe kanë njohuri e përvojë së paku dy (2) vjet në njërën nga fushat e poshtëshënuara.

- Financa;

- Kontabilitet;

- Auditim të brendshëm;

- Auditim të jashtëm;

- Menaxhim të rrezikut;

- Legjislacion; dhe

- Teknologji informative.

Kandidatët e përzgjedhur për anëtarë të Komitetit të Auditimit të Brendshëm të Radiotelevizionit të Kosovës, kanë mandat tre (3) vjeçar nga dita e emërimit të tyre, me mundësi riemërimi edhe për një mandat shtesë.

Për më shumë hollësi klikoni në këtë adresë:

https://www.rtklive.com/sq/docs/2022-04-05/257.pdf


MË SHUME NGA Lajme