15:12 / 07.04.2022
27 raste të reja me COVID-19
Ministria e Shëndetësisë informon se, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, nga 812 testime, 27 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19.
“Në 24 orët e fundit janë dhënë 151 doza të vaksinës kundër Covid-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.823.272 doza të vaksinës”, njofton MSH.
Deri më sot 820.906 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, kurse janë dhënë 100.437 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Sot janë shëruar 15 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.968. Në total numri i rasteve aktive është 550.
























