Takohen Lajçak dhe Escobar
BKT
Lajme

Takohen Lajçak dhe Escobar

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak dhe Përfaqësuesi i posaçëm i Departamentit amerikan të shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, janë takuar ditën e sotme në Athinë.

Lajçak ka bërë të ditur se kjo darkë pune u bë në kuadër të Forumit Ekonomik Delphi, që po mbahet në Greqi.

“Nisi Forumi Delphi me një darkë pune me DAS Escobar sonte. Kishte shumëçka për të diskutuar dhe për të informuar njëri-tjetrin”, ka shkruar Lajçak.

Lajçak dhe Escobar ka disa muaj që janë duke punuar intensivisht në ripërtritjen e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me qëllim të arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse.


MË SHUME NGA Lajme