Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Do të ketë lidhje të drejtpërdrejt, ku do të flitet për aktivitetet për ditën e romëve.

Qazim  Namani nga Instituti i Kosovës për mbrojtje të monumenteve, flet për zona historike të Prishtinës së vjetër dhe objektet që i kanë rezistuar kohës.

Mysafire tjetër është Evelina Azizaj, menaxhere e projektit nga  Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim. Ajo flet për shoqërinë civile dhe për vlera të përbashkëta në Ballkanin perëndimor.

Sot protesta e federatave dhe shoqatave sindikale. Për këtë i ftuar është Rrahman Jasharaj,kryetar i SBASHK-ut.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme