17:41 / 08.04.2022
Ankohet Këshilli i Prokurorial i Kosovës
Këshilli i Prokurorial i Kosovës, përmes një reagimi, ka thënë se gjatë ditëve të fundit, është duke u atakuar nga përfaqësuesit politikë, përfshirë këtu edhe deputetët e Kuvendit.
Sipas KPK-së, disa individë që kanë kaluar dhe janë duke kaluar nëpër procedura penale dhe nga grupet e interesit, po përdorin gjuhë që tejkalon të gjitha limitet e një gjuhë institucionale dhe
shpërfaqë në mënyrë të qartë tendencat e hapura për rrënimin e sistemit prokurorial.
“Këshilli Prokurorial i Kosovës, si institucion i pavarur kushtetues, ua bënë të qartë të gjithëve, përfshirë edhe përfaqësuesve politikë, se nuk do t’u bindet interesave politike dhe atyre të grupeve të interesit, pavarësisht tendencave të tyre”, thuhet në reagim. /RTK























