07:55 / 09.04.2022
Sot vranët, të dielën ftohtë dhe shi
Sot do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht vranët, ndërsa për të dielën parashihet si dhe mot më i ftohtë.
Prishtina Weather njofton se mot i ngrohtë do të mbajë edhe sot, megjithëse do të ketë kalime të vranësirave shtresore të larta, por pa mundësi për të reshura.
Ndërkaq, të dielën depërtimi i një fronti të ftohtë, sjell të reshura shiu, me rënie të temperaturës edhe me përzierje të borës, derisa në vise kodrinor-malore priten reshje bore. Deri në mbrëmje reshjet pushojnë, e vranësirat shpërndahen.























