Kompleksi memorial i dëshmorëve në Marec në gjendje të mjerueshme
Donika Sherifi
Për të nderuar dëshmorët, një projekt ideor në fshatin Marec të Prishtinës, filloi në vitin 2013. Pastaj, punimet nisën të realizohen në vitin 2015.
Por përveç një sasie betoni, investimi që komuna e Prishtinës e mori përsipër, nuk përfundoi asnjëherë. Tani banorët protestojnë dhe kërkojnë nga prokuroria të hetojë rastin sepse kompanitë u ndryshuan e kompleksi nuk përfundoi asnjëherë.
Ish-komandanti i batalionit të 4-t të UÇK-së, Behxhet Vitia, ankohet se punimet po bëhen dobët, dhe se nuk janë të informuar se kur ato do të rifillojnë.
Banorët thonë se asnjëherë nuk janë informuar për tri kompanitë që kanë kryer punime, detaje për çka nuk dha as komuna për RTK-në.
Në Komunën e Prishtinës deklarojnë se detaje për projektin në Marec mund të japin vetëm gjatë javës së ardhshme.























