15:00 / 10.04.2022
34 raste të reja me Covid-19 brenda 24 orëve në vend
Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19.
Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 34 raste të reja të infektuara me këtë virus.
Sot janë shëruar 31 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.030
Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.























