Prishtina mposht Malishevën në një sfidë dramatike
Plotë pesë gola të shënuara në një sfidë tejet interesante mes Prishtinës dhe Malishevës, duel të cilin e fituan kryeqytetasit, me rezultat 3-2.
Prishtina dhe Malisheva u ballafaquan në ‘Bajram Aliu’ të Skenderajt, në sfidën kryesorë të javës së 28-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Sfida mes Prishtinës dhe Malishevës, ka dhënë një ndeshje të fortë dhe pesë gola të shënuara.
Skuadra e Arsim Thaqit në finish të pjesës së parë, e zhbllokojë lojën përmes golit të Pefqelit.
Fraksioni i dytë, solli lojë edhe më të mirë dhe katër gola të realizuara.
Fillimisht Mankenda (57’), më një super-gol barazoi shifrat në 1-1, derisa Kryeziu dhjetë minuta më vonë kaloj Prishtinën në avantazh prej 2-1.
Megjithatë, skuadra e Malishevës nuk u dorëzua, dhe më anë të Dren Kryeziut (75’), barazoi rezultatin në 2-2.
Krejt në fund ishte Oto John (89’), që gjeti golin e fitores për Prishtinën.
Pas kësaj fitore, Prishtina ndodhet në vendin e pestë me 38 pikë, katër pikë më shumë se Malisheva në pozitën e shtatë. /F.BYTYQI/























