20:23 / 10.04.2022
Nesër në Preshevë votohet për shkarkimin e kryetares Ardita Sinani
Në Preshevë, nesër Kuvendi Komunal do të votojë për shkarkimin e kryetares së komunës, Ardita Sinani, e cila u zgjodh në maj të vitit të kaluar.
Këtë e ka konfirmuar vetë kryetarja Sinani, e cila ka kërkuar mirëkuptimin e kryetarit të kuvendit komunal, Sami Salihu, që ta shtyjë këtë seancë meqë ajo së bashku me përfaqësues të tjerë politikë të Luginës herët në mëngjes do të priten në Prishtinë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti./RTK























