Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Do të ketë lidhje të drejtpërdrejt, ku do të flitet për Ditën Botërore të Parkinsonit.

Kurse Alkent Pozhegu artist, mbajtës i tri rekordeve Guinnesy flet për ekspozitën me portrete duke përdorur drithëra dhe fara.

Antigona Behrami trajnere e zhvillimit personal, flet për rëndësinë e mendimit pozitiv.

Mikaela Minga muzikologe, do të na njoftoj për aktivitetet kulturore në TK “NA FLET ASDRENI”.

Si zakonisht çdo të hënë Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, na njofton për motin për një javë.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme