13:47 / 12.04.2022
VIDEO-Seanca plenare e Kuvendit ku po debatohet për politikën e jashtme
Kuvendi i Kosovës ka filluar seancën plenare, në të cilën po debatohet për politikën e jashtme.
Debati me kërkesë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kishte qenë i paraparë të mbahej javën e kaluar, por nuk u mbajt për shkak të mungesës së kryeministrit Albin Kurti dhe ministres së Jashtme Donika Gërvalla.























