Ibishi: BIA ka qenë strukturë civile e paarmatosur
Në seancën e së martës në gjykimin ndaj Salih Mustafës në Dhomat e Specializuara në Hagë, dëshminë e tij e ka dhënë njëri nga ish-komandatët e UÇK-së, Nuredin Ibishi.
Ai, si dëshmitar i nëntë i mbrojtjes së Mustafës, ka deklaruar se njësiti BIA ka qenë strukturë civile e paarmatosur dhe nuk ka pasur të drejtë të arrestojë apo ndaloi individ. Ibishi ka treguar edhe për periudhën kur ishte plagosur dhe trajtimin mjekësor që kishte marr bashkë me bashkëluftëtarin, Kapllan Parduzi, i cili dëshminë e tij si dëshmitar i mbrojtjes e ka dhënë dje.
“Sa unë kam njohuri njësiti BIA ka qenë strukturë civile e paarmatosur dhe ka pasur detyra mbështetëse për UÇK-në. Ajo ka qenë pjesë aktive dhe mbrojtje civile dhe normalisht na ka dhënë informacione për pozicionimin e forcave serbe në qytet dhe pjesët urbane”, ka thënë Ibishi.























