19:28 / 12.04.2022
Reagon Jasharaj: Kjo pako nuk është përmbushje e kërkesave të SBASHK-ut
Rrahman Jasharaj, kryetar i SHBASHK-ut, lidhur me vendimin e Qeverisë për pakon për rimëkëmbjen ekonomike, deklaroi se ky vendim nuk i zbrapsë nga veprimet e paralajmëruara sindikale.
Jasharaj shtoi se ky vendim i Qeverisë së Kosovës për ndarjen nga 100 euro për, pothuajse të gjitha kategoritë, nuk është se ia ka ndryshuar qëndrimin sindikalistëve të SHBASHK-ut.
"Kurti mos të mendojë që ka bërë diçka të madhe më këtë dhe le ta dijë që kërkesat e SHBASH-ut i konsiderojmë të paplotësuara dhe ne do të veprojmë sipas zërit të anëtarsisë dhe kam frikë se pas 20 prillit sistemi arsimor që nga çerdhet e deri te univeristet do te jetë i paralizuar nga grevat që do të mbahen", tha, mes tjerash, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj























