Real Madrid shkon tutje pas një ndeshje dramatike me Chelsean
BKT
Sport

Real Madrid shkon tutje pas një ndeshje dramatike me Chelsean

Nuk erdhi deri tek ekzekutimi i penalltive në ndeshjen Real Madrid - Chelsea. Karim Benzema shënoi në minutën e 96-të për rezultatin 2:3, që ia siguroi Realit kalimin tutje me rezultatin e përgjithshëm 5:4.

Në kohën e rregullt anglezët e fituan ndeshjen me rezultat 1-3, por pasi edhe ndeshja e parë ishte mbyllur me të njëjtin rezultat në favor të spanjollëve, ndeshja shkoi në vazhdime. 

Sonte golin e parë për Chelsea e shënoi Mason Mount në minutën e 15-të për 1-0, rezultat që e mbylli pjesën e parë.

Chelsea arriti të shënojë edhe golin e dytë, ku pas një harkimi në zonë nga goditja e këndit me kokë gjuan Antonio Rudiger duke quar rezultatin në 2-0.

Në minutën e 75-të, Timo Werner merr një top në hyrje të zonës, kalon Alaban dhe Casemiron për 3-0.

Golin e vetëm për Real Madridin e shënoi Rodrygo në minutën e 80-të.

Me këtë rezultat, 1-3 përfundoi ndeshja dhe u shkua në vazhdime, derisa Benzema fundosi anglezët. 

Real Madrid në gjysmëfinale do të takohen me fituesin nga ndeshja Atletico Madrid – Manchester City.