07:12 / 13.04.2022
Mbahet mbledhja e Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere sot mban mbledhje.
Në këtë mbledhje do të bëhet shqyrtimi i Raportit të Shpenzimeve të Radio Televizionit të Kosovës për periudhën janar-mars 2022, shqyrtimi i Programit të Shpenzimeve të Radiotelevizionit të Kosovës për periudhën prill-qershor 2022, shqyrtimi i Raportit vjetor financiar i Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2021 dhe shqyrtimi i Raportit plotësues me Amendamente i Komisionit Funksional për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti për Projektligjin nr.08/L-056 për Mbrojtjen e Konkurrencës.























