​Kosova e Greqia nënshkruajnë dokument bashkëpunimi në shumë fusha
BKT
Lajme

​Kosova e Greqia nënshkruajnë dokument bashkëpunimi në shumë fusha

Në kuadër të thellimit të raporteve mes Kosovës dhe Greqisë, sot në Prishtinë u nënshkrua dokumenti që formalizon bashkëpunimin në fusha të ndryshme mes ministrive të Jashtme të të dyja shteteve.

Ministrja e Jashtme e Kosovës, ka njoftuar se ky dokument u nënshkrua nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Kreshnik Ahmeti dhe homologu i tij grek, Kostas Fragoggianis, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë.

Sipas zëvendësministrit Ahmeti, nënshkrimi i sotëm i këtij dokumentit ka për qëllim intensifikimin e mëtutjeshëm të raporteve të shkëlqyera që po ndërtohen midis dy vendeve, Kosovës dhe Greqisë.


MË SHUME NGA Lajme