Nimani Kutllovci shpalos ‘Ngjyrat dhe Trajtat’ në Muzeun Historik Kombëtar
BKT
Kulturë

Nimani Kutllovci shpalos ‘Ngjyrat dhe Trajtat’ në Muzeun Historik Kombëtar

Në Muzeun Historik Kombëtar u çel për publikun ekspozita me titull “Ngjyrat dhe Trajtat”, me autore Adriana Nimani Kutllovci.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dr. Dorian Koçi, u shpreh: “Është një kënaqësi e veçantë të jem sot në këtë ekspozitë, e cila i jep mundësinë publikut të kryeqytetit, të njihet me një tjetër hapësirë të rëndësishme artistike dhe kulturore ku pasqyrohet përmes gërshetimit sinjifikant të ngjyrave dhe trajtave të ndryshme siç janë vizatimi, piktura dhe grafika dixhitale”.

I pranishëm ishte edhe Ambasadori i Republikës së Kosovës në Tiranë, z. Skënder Durmishi, i cili i pershendeti te pranishmit: “Eshte vertete kenaqesi e imja qe me eshte dhene rasti per t’u pershendetur. Artistja Adriana eshte nje emer qe ka krijuar tashme identitet dhe reputacion te mire. Gezohem dhe krenohem me keto vlera sepse jane pjese e progresit dhe e perparimit te Kosoves edhe ne fushen e artit qe eshte gjithsesi nje element teper i rendesishem. Ne ne punen tone te perditshme e kemi edhe si detyre me program qe t’i japim pak me shume hapesire diplomacise kulturore, pasi qe kjo eshte nje gjuhe te cilen e kuptojne te gjithe dhe ka efekte te jashtezakonshme. Ne relacionet mes nesh jam i sigurte qe arti eshte ai qe na ben te ofrohemi shpirterisht me shume dhe te duhemi edhe me shume.

Artistja Adriana Nimani Kutllovci i pershendeti te pranishmit, duke u shprehur: “Jam shume e lumtur qe sot po hapi ekspoziten time personale ne Tirane, me gjithsej 68 punime te ndryshme. Keto tri vite kam punuar kryesisht ne 5 disiplina: vizatim, pikture ne pelhure, pikture digjitale, grafike digjitale dhe poster. Ideja e kesaj ekspozite erdhi kur ne vitin 2019 mora pjese ne ekspoziten nderkombetare “Zagreb Full Color”, me ç’rast nga juria nderkombetare fitova cmimin e pare ‘Plaketa e Arte’ dhe fitova te drejten per ekspozite personale ne Zagreb. Mirepo, per shkak te pandemise gjate vitit 2020, ekspozita u anulua. Dhe pastaj, brenda nje periudhe tre vjecare jam pregatitur per te sjellë sot kete ekspozite me titull “Ngjyrat dhe trajtat”.Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri në datën 22 Prill 2022 në ambientet e Hollit Kryesor të Muzeut Historik Kombëtar.

Artistja nga Kosova, Adriana Nimani Kutllovci

Adriana Nimani Kutllovci, e lindur më 21 prill 1979, në Prishtinë eshte magjistre e artit dhe punon si dizajnere grafike ne Radiotelevizionin e Kosoves.

Diplomoi në Fakultetin e Arteve, dega e Dizajnit Grafik, në Prishtinë. Poashtu i përfundoi studimet postdiplomike në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës, departamenti i Dizajnit Grafik dhe mori titullin Magjistër i Arteve. Merret me dizajn grafik, fotografi, skicim të kostumeve, video-montazhë, etj.

Gjatë viteve 2001/02 punoi vullnetarisht si asistente e Dizajnit grafik në Art Qendrën e Fakultetit të Arteve në Prishtinë.

Po ashtu, nga viti 2007/2018 ligjëroi lëndën e Dizajnit grafik në Fakultetin e Modës “Design Factory”, Prishtinë.

Nga viti 2002 punon si dizajnere grafike në Radio Televizionin e Kosovës (RTK) – në TV Produksion. Gjithashtu, nga viti 2007 punon në Studion artistike ‘Ars Albanica’ si dizajnere grafike, kurse nga viti 2013 menagjon projektet e studios ‘Ars Albanica’.

           

Momente nga hapja e ekspozitës në Muzeun Historik Kombëtar/ Shekulli

 


MË SHUME NGA Kulturë