Programi i nesërm i emisionit “Mirëmëngjesi Kosovë”
Nesër (e premte) në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do të flasin disa mysafirë të ftuar.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë para këshillit gjyqësor GLPS do t’i shpalosë të gjeturat e raportit “Monitorimi i sistemit gjyqësor dhe prokruorial në Kosovë janar-dhjetor 2021”.
Ndërkaq Ali Topalli dhe Mustafë Kryeziu, nga Shoqata “Eksodi 99”, do të na flasin për temën e eksodit të shqiptarëve nga Kosova 23 vjet më parë.
Në emisionin "Mirëmëngjesi Kosovë" do të flasin edhe Nexhat Maloku, kryetar i LAPSh “N. Frashëri” në Zvicër, Nuhi Gashi dhe Hamzë Morina, autor i librit “Mësimi shqip në kantonin e Argaut”.
Po në një lidhje të drejtpërdrejtë do të paraqitet Izet Miftari, historian, i cili do të flasë për Vushtrrinë, për këtë qytet të monumenteve të trashëgimisë kulturore të Kosovës.























