Superliga rikthehet me super-duele
Elita e futbollit tonë, vjen këtë vikend me ndeshjet e javës së 29-të.
Edhe kjo xhiro sjellë disa super-duele. Padyshim se dy sfidat kryesore do të jenë përballjet Ballkani-Prishtina dhe Llapi-Drita.
Skuadra nga Suhareka edhe në duel me Prishtinën hyn me ambicie për fitore në mënyrë që të bëjë edhe një hap të madh në garën për titull të kampionit, shkruan RTKLive.com.
Ballafaqim interesant parashikohet të luhet edhe në ‘Zahir Pajaziti’, ku Llapi sfidon Dritën, në një duel ku pikët janë të rëndësishme për të dy skuadrat.
Krahas garës për titull të kampionit, gjithnjë e më e ‘nxehtë’ po bëhet edhe gara për mbijetesë në mes disa skuadrave që më të gjitha forcat po ‘luftojnë’ për t’i ikur më të keqes, rënies nga Superliga.
Emocionet e kësaj xhiro mund t’i ndiqni live në radion numër një Radio Kosova.
Superliga /Java e 29-të
Të shtunën takohen:
Malisheva-Ulpiana
Drenica-Dukagjini
Gjilani-Feronikeli
Të dielën takohen:
Ballkani-Prishtina
Llapi-Drita
Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 14:00, përveç ndeshjes Ballkani-Prishtina që nis në orën 13:30. /F.BYTYQI/























