‘Dridhet’ United, Pogba takohet me PSG-n
BKT
Sport

‘Dridhet’ United, Pogba takohet me PSG-n

Një lajm aspak i mirë vjen për tifozët e Manchester Unitedit.

Sipas mediave britanike, Paul Pogba është takuar me krerët e PSG-së.

Reprezentuesi francez duket se është i vendosur që në fund të këtij sezoni të largohet nga ‘Old Traffordi’.

“Paul Pogba tashmë është takuar me Paris Saint-Germain”, shkruajnë mediat në ishull.

Fituesi i Kupës së Botës me Francën, prej kohës është i lidhur me transferimin tek Real Madridi, por duket se ai është më afër gjigantit francez, PSG.

Madje, thuhet se Pogba është prioritet kryesor tek klubi parisien. /F.BYTYQI/