Kurti i bën thirrje Serbisë që të distancohet nga sulmet terroriste
BKT
Lajme

Kurti i bën thirrje Serbisë që të distancohet nga sulmet terroriste

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se sulmi ndaj policisë, nuk do t``i pengojë në luftën për të mbrojtur shtetin ligjor kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në të gjithë territorin e Republikës.

Kryeministri Kurti i ka bërë thirrje Serbisë që të dënojë dhe distancohet nga sulmet e dhunshme terroriste ndaj policisë së Kosovës .

Ai ka shkruar se për tri ditë radhazi policët e Kosovës janë sulmuar në pikën kufitare me Serbinë.

"Dje dhe sot herët, një breshër plumbash dhe një granatë dore u hodhën drejt policisë sonë. Burimet tona e kanë identifikuar sulmin e djeshëm si të ardhur nga Serbia", ka shkuar Kurti në Twiter.


MË SHUME NGA Lajme