22 raste të reja me Covid-19 në Kosovë
Ministria e Shëndetësisë e ka publikuar raportin e fundit për rastet e reja me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.
Sipas këtij raporti në 24 orët e fundit janë regjistruar 22 raste të reja me Covid-19, derisa fatmirësisht nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
"Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në 24 orët e fundit janë dhënë 135 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.824.287 doza të vaksinës, derisa deri më sot 821.331 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Janë dhënë 100.804 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19. Nga 888 testime, 22 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 20 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.188", thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.
Sipas raportit të MSH-së në total numri i rasteve aktive është 499.























