Tahiri i bindur se do të kalojë në Kuvend tërheqja 30% e Trustit
BKT
Lajme

Tahiri i bindur se do të kalojë në Kuvend tërheqja 30% e Trustit

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri është shprehur i bindur se propozimi për tërheqjen e 30% të Trustit nga qytetarët do të kalojë në Kuvendin e Kosovës.

“Ne do të bisedojmë edhe me deputetët e shumicës. Do të dakordohemi si opozitë që të jemi të gjithë dhe njëkohësisht do të bisedojmë me gjitha grupet parlamentare që të kalojë ky propozim. Tërheqja e Trustit duhet të kalojë në Kuvend dhe jam i bindur që do të kalojë”, tha Tahiri në një konferencë për media.

Tutje deputeti i AAK-së tha se presin të marrin një përgjigje nga Qeveria për këtë çështje deri më 21 prill dhe më pas ta procesojnë tutje kërkesën.

Tahiri theksoi se ka deputetë edhe të shumicës që e mbështesin tërheqjen e 30% të Trustit. “Jam i bindur që në seancë do të kalojë sepse ka edhe deputetë të pozitës që do ta votojnë këtë propozim”, tha tutje Tahiri.
 


MË SHUME NGA Lajme